Duke marrë parasysh zgjerimin, zhvillimin dhe avansimin e biznesit privat në trevat tona ishte e arsyeshme dhe e udhës që ky potencial ekonomik të organizohet në një formë bashkimi . Sot në gjith botën e civilizuar dhe të avansuar ekonomikisht ekzistojnë forma të ndryshme të organizimit të bizneseve, nga shoqata ekonomike deri në oda ekonomike, industriale dhe tregtare.
Me një iniciativë të një grupi afaristësh në Shkurt të vitit 2005 u themelua OEMVP kurse në Qershor u regjistrua zyrtarisht.
Potenciali jonë ekonomik duhet të jetë i organizuar në një formë të tillë. Nga ky bashkim do të mundë të përfitojnë në formën e afirmimit të gjith ndërrmarjet që duan të antarsohen në të. Duhet cekur edhe fakti se organizimi i këtij subjekti është pozitiv edhe për këtë pjesë të Maqedonisë. OEMVP duhet të shërbej për ruajtjen e vlerave ekonomike, për përfaqsimin e denjë të biznesit të Maqedonisë Veri-Perëndimore në vend dhe jasht tij, ai duhet të kyçet në strukturat tjera ekonomike në vend dhe jasht tij, të siguroj informata përkatëse mbi tregjet e brendëshme dhe të jashtme dhe të mundohet që biznesin tonë ta ndërlidh edhe me bizneset evropiane te SHBA-ve dhe më gjërë.
Hulumtimi i tregjeve, kontaktet, ndërmjetsimi në raste diferenciale dhe pjesmarja nëpër panairet e zhvilluara rajonale dhe evropiane do të jetë gjithashtu njëri nga aranzhimet primare të OEMVP-së.
Avansimi i bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë, Shqipërinë, Kosovën, Sërbinë dhe Malin e Zi , Bullgarinë dhe Turqinë do të jetë një prioritet tjetër duke i shfrytëzuar edhe mundësitë ligjore që i ka nënshkruar Maqedonia me vendet e rajonit në lidhje me tregtinë e lirë.
Këtu duhet përmendur edhe një arsye tjetër për domosdoshmërin e themelimi të këtij subjekti. Ne jemi dëshmitarë të konfliktit të vitit 2001. Që nga konflikti i 2001 e deri sot pjesa Veri-Perëndimore e Maqedonisë vuan nga imazhi dhe klima e keqe si në qarqet e brendshme ashtu edhe nga ato të jashtme. Në Maqedoni për fat të keq nuk ka investime të huaja të theksuara, kurse në pjesën veriperëndimore të vendit është gjendja edhe më mjeruese sa i përket investimeve dhe themelimit të investimeve të përbashkëta në formë të joint-venture-ve. OEMVP duhet të shërbejë dhe të mundohet të ndryshojë imazhin e keq të kësaj ane të vendit dhe të përgadisë hapësirën informative dhe juridike për investime të mundëshme. Me një fjalë biznesi i këtyre anëve me OEMVP ka një adresë e cila shpreson të jetë frytdhënëse për të gjithë.
Principet e organizimit të OEMVP do te jenë territoriale dhe profesionale, gjegjësisht do të kemi këshilla regjionale nëpër regjione dhe grupacione të profesioneve dhe veprimtarive më të specializuara.
Numri më i madh i bizneseve në Maqedoninë Veriperëndimore janë ndërmarrje të mesme dhe të vogla. Ndër veprimtaritë më të theksuara janë:
1. Ndërtim dhe inxhinering
2. Tregti të gjitha lëmive
3. Prodhues të mobiljeve, dyerve dhe dritareve
4. Prodhues të prodhimeve të qumeshtit, djathit, kashkavallit
5. Prodhues të përpunimit të mishit, sallameve, suxhukut, mishit të thatë
6. Prodhues të prodhimeve metalike
7. Prodhues të miellit dhe bukës
8. Turizëm, hoteleri
9. Transport, shpedicion
10. Ferma të pulave dhe shpezëve të tjera, prodhues të vezëve
11. Prodhues të materialeve ndërtimore etj.
Të gjithë këto biznese i ndjekin standardet bashkëkohore të kualitetit si HASAP dhe ISO etj.